Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë, policia jep detaje

Të shtunën në fshatin Zhabar të Mitrovicës është gjetur një person pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima është gjetur pa shenja jete, ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore, prokurori dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, theksohet në raportin e policisë.

Ndërkaq, Kosova Press mbrëmë raportoi se sipas burimeve viktima është gjetur i varur në litar, dhe deri tani nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.