Gjendet i vdekur një person në objektin e Komunës së Prishtinës

Të mërkurën është gjetur pa shenja jete një person në objektin e Komunës së Prishtinës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr.Ilir Konushevci, Prishtinë 12.04.2023-09:30. Raportohet se ne objektin e Komunës se Prishtinës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, njofton policia.