28 viktima dhe 557 raste të reja me Covid-19

Shkup, 16 shtator – Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.885 testime të realizuara, 557 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 572 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërka, 28 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.