Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë në Prishtinë

Një trup i pajetë është gjetur në Prishtinë, në oborrin e shtëpisë së tij sipas raportit të policisë së Kosovës.

Në vendngjarje kanë dalur njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Rasti vazhdon të mbetet në hetime.

‘’ Prishtinë 18.05.2021-06:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në oborrin e shtëpisë së tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.’’