Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkingun e një qendre tregtare në Pejë.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.
“Rreth orës 12:50 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Pejë, në parkingun e një qendre tregtare është një person i shtrirë. Policia dhe emergjenca e QMF-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, theksoi Gashi.