Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Policia ka bërë të ditur se po heton vdekjen e një personi në një banesë në Prishtinë, që ka ndodhur të dielën.

Sipas njoftimit, autoritetet policore e kanë gjetur trupin e pajetë në banesë dhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar si “hetim mbi vdekjen”.