Gjendet i vdekur një shqiptar në Greqi

Media greke “Patris” shkruan se varësia e drogës i ka shkaktuar vdekjen një të riu shqiptar 29-vjeçar.

I riu u gjet i vdekur dje në një plazh në Ammoudara. I riu fatkeq u gjet rastësisht nga një këmbësor. Pikërisht ky i fundit ka lajmëruar menjëherë policinë.

Vdekja e shqiptarit i atribuohet përdorimit të drogës, pasi pranë tij u gjet heroinë.

Identiteti i shqiptarit të vdekur nuk bëhet me dije./balkanweb/