Gjendet marihuanë brenda oborrit të burgut në Smrekonicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda oborrit të burgut në Smrekonicë të Vushtrrisë, është gjetur një sasi të vogël me substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë, e cila dyshohet se ishte hedhë aty nga ndonjë person jashtë rrethojave të burgut.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.