Gjendet një burrë pa shenja jete në Kamenicë

Një person është gjendur pa shenja jete në Kamenicë, sipas raportit të fundit nga Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar në emergjencën e Kamenicës, ku u konstatua vdekja e tij nga mjeku.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

‘’ Kamenicë, 20.07.2021 . Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencën e Kamenicës, ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion.