Gjendet një grua e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së enjtes, raporton Fokusi.info.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet për rastin.

“Prishtinë 28.04.2022 – 01:14. Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur e vdekur në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për obduksion”, thuhet në raport./Fokusi.info/