Gjendet një grua e vdekur në banesën e saj në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Dardani.

Përmes raportit 24 orësh, Policia bën me dije se trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Dardani, Prishtinë, 19/20.03.2020-22:00/10:00. Raportohet se banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ne vendin e ngjarjes ndërsa me urdhër te prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.