Haradinaj pret në takim Ambasadorin Hovenier

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në selinë e AAK-së Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj tha se me Ambasadorin Hovenier ka biseduar për zhvillimet politike në vend. Ai është shtoi se në këtë takim ka njoftuar Ambasadorin Hovenier për temat e diskutimit gjatë takimeve që kishte në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat.

Postimi i plotë i Haradinaj:

Prita në selinë Aleancës, Ambasadorin amerikan në Kosovë, z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në vend.

Ambasadorin Hovenier e falënderova personalisht për angazhimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë në mbështetje të vizitës që realizova në Amerikë.

Z. Hovenier e njoftova për temat e diskutimit gjatë takimeve që kisha në Department të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Pentagon, Kongres dhe Senat, ku kërkova që dialogu strategjik Kosovë-Amerikë të shtrihet në marrëdhënie bilaterale dhe të ndodhë me hapa të përshpejtuar anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Aleanca mes dy vendeve tona është e përjetshme dhe do të punojmë pandalur që të zhvillohet e forcohet çdo ditë.