Gjendet një kufomë në liqenin e Fierzës

Trupi i pajetë dhe i dekompozuar i një personi është gjetur pasditen e së shtunës në ujërat e liqenit të Fierzës në Kukës.

Viktima u gjet nga kalimtarët në afërsi të fshatit Bushat të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Dyshohet se trupi i pajetë i përket peshkatarit nga Dibra, Tofik Gjika, i zhdukur më 26 dhjetor, të vitit të kaluar.

Kufoma është nisur drejt Spitalit të Tiranës për ekspertizë, për shkak se morgu në Kukës është në rikonstruksion./A2/