Gjendet një mjet shpërthyes në Lupç të Poshtëm, intervenojnë KFOR-i dhe FSK-ja

Një mjet shpërthyes është gjetur të hënën mbrëma në lumin Llap në fshatin Lupç të Poshtëm.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, derisa është bërë e ditur se mjeti dyshohet të jetë predhë e minahedhësit.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësiti për deminim të KFOR-it dhe FSK-së, ka bërë shpërthimin e mjetit pa ndonjë incident.

“Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar derisa ka qenë duke kryer punime në lumin Llap ka hasur në një mjet shpërthyes i cili dyshohet të jetë predhë e minahedhësit. Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit shpërthyes, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së në vendin e ngjarjes në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë shpërthimin e ati mjeti pa ndonjë incident të mundshëm”, thotë PK./Llapi.info