Boiken Abazi i VV-së: Rezultati i zgjedhjeve nuk është nëpër “Exit-Poll”, por brenda kutive të votimit

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka komentuar rezultatet e publikuara nga “Exit-poll-et”.

Ai ka thënë se rezultati qëndron nëpër kutitë e votimeve dhe aspak në këto publikime.

“Integriteti i këtyre zgjedhjeve varet nga garantimi i votës së qytetarëve të cilët kanë mbështetur kandidatët e pavarur. Vëzhguesit tanë janë pranë të gjitha tavolinave në çdo qendër numërimi dhe nuk do lejojmë tjetërsim, manipulim apo vjedhje. E vërteta nuk është nëpër “exit-poll” por brenda kutive të votimit, dhe e vërteta do na çojë përpara”, ka shkruar ai në Facebook.

Vetëvendosje kandidoi me tre kandidatë në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që u zhvilluan gjatë ditës së sotme.