Gjendet një person i vdekur në Fushë Kosovë

Në Fushë-Kosovë është gjetur një trup pa shenja jete. Policia e Kosovës këtë rast po e heton si vdekje e dyshimtë.

”Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga njësiti policor ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.