Gjendet një person i vdekur te parku i qytetit në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur sonte te parku i qytetit në Prishtinë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për lajmi.net vdekjen e një personi në kryeqytet.

“Rreth orës 19:00 është pranuar informata për një person pa shenja jete në rrugën Edmond Hoxha në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, ka thënë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës për Reporteri.net.

Ajo më tej thotë se policia ka iniciuar një hetim.

“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, thotë ajo.