Gjendet një trup i pajetë në Kurbin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kurbin ku një person është gjetur i vdekur në grykëderdhjen e lumit Ishëm.

Trupi është gjetur nga një peshkatar dhe akoma nuk është identifikuar.

Kurbin, Lezhë

“Më datë 25.12.2019, në orët e pasdites, në grykëderdhjen e lumit Ishem, Kurbin , një peshkatar ka konstatuar një trup të pajetë, të seksit mashkull dhe ka lajmëruar Policinë Kufitare të cilët menjëherë kanë shkuar në vendgjarje.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”