Gjendet pa shenja jete 31-vjeçarja ne Tirane

Mesditën e sotme në shkollën “Bajram Curri”, në ambientet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete një shtetase 31-vjeçare.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.06.2023, rreth orës 12:15, në afërsi të shkollës “Bajram Curri”, në ambjentet e një pallati të pabanuar, është gjetur pa shenja jete shtetasja 31 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga mbidoza e lëndëve narkotike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.