Konfiskohet vetura e serbit para Qeverisë së Kosovës, shante e ofendonte në rrjete sociale

Një veturë luksoze e tipit Bentley është konfiskuar në sheshin e Prishtinës nga Policia e Kosovës.

Indeksonline ka siguruar pamje kur vetura me regjistrim të Beogradit është konfiskuar pasi që pronari i saj serb ka hedhur në profilin e tij në rrjete sociale mesazhe ofenduese e provokuese.

Vetura ka qenë pjesëmarrëse në garat e djeshme të prezantimit të veturave luksoze në Prishtinë, por që shoferi i saj ka eskaluar duke i dhënë kahje provokuese prezencës së tij në këtë garë.