Gjendet pa shenja jete 64-vjeçari në shtëpinë e tij në Podujevë – jetonte i vetëm

Një 64-vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Tërnavë të Podujevës.

Burime të Gazetës Sinjali nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, kanë bërë me dije se personi me iniciale M.K., është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Sipas dyshimeve të para të prokurorit të rastit, i moshuari i nacionalitetit turk po jetonte i vetëm në shtëpi./Gazeta Sinjali/