Hoti: Të enjten në Bruksel ka një takim të Koordinatorit për Dialog për të draftuar marrëveshjen finale me Serbinë

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk është i karakterit teknik por atij politik.

Në konferencën e sotme me Kryetarin e PD-së nga Shqipëria, Lulzim Basha, Hoti ka njoftuar se të enjten në Bruksel do të udhëtojë Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut.

“Ky proces ka filluar pas më shumë 20 muajsh. Ditët e para e kemi qartësuar platformën tonë dhe kemi komunikuar me të gjithë. Është etabluar pozicioni i Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëllimi final është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve”, është shprehur Hoti.

“Dialogu është vetëm politik. Të enjten është një takim në Bruksel ku do të jetë Koordinatori për Dialog – të cilin do ta emëroj së shpejti – për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”.

“Dialog teknik nuk ka, vetëm politik për njohje reciproke”.