Gjendet pa shenja jete një 54-vjeçar në Shijak

Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugë, në Shijak të Shqipërisë, në rrethana ende të paqarta.

Policia ka bërë të ditur se 54-vjeçari ka humbur jetën për shfaqe natyrale, shkruan TCh.

“Rreth orës 16:10 të së enjtes, në lagjen “Shilore” të Shijakut, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi F. Ç., 54 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.