Gjini e pyet Kurtin për testet nga Serbia: Për çka dreqin e kërkuat ndihmën nga diaspora

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për testet e ardhura nga Serbia në Kosovë.

Gjini me anë të një postimi në Facebook ka thënë se është turpëruese të shohësh njerëzit që arsyetohen për një donacion prej 30 mijë eurosh nga Serbia.

Sipas Gjinit, ky është poshtërim për Kosovën.

Postimi i plotë:

Seriozisht është turpëruese deri në pezm me i pa njerëzit duke e arsyetuar marrjen e një donacioni prej 30.000 euro nga Serbia!

Per cka dreqin e kerkuat ndihmen nga diaspora?

Qysh bre per kaq pak pare me u poshtnu kaq shume?

Ngani tash tifozeri!

Marre bre!.