Gjendet pa shenja jete një burrë në Vushtrri

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Vushtrri, bën të ditur policia

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vushtrri, ku viktima është gjetur i vdekur nga familjarët e tij.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

“Raportohet se nga familjaret ,ne shtëpinë e tij është gjetur viktima mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në emergjence ku mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.