Gjendet pa shenja jete një grua në Shirokë të Suharekës

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Shirokë të Suharekës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:20, një grua në fshatin Shirokë të Suharekës është gjetur pa shenja jete.

Policia në raportin 24-orësh nuk ka dhënë detaje, përderisa ka bërë të ditur se rasti është duke u heturar.

Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

HETIM MBI VDEKJEN

Fsh. Shirokë, Suharekë 19.08.2022 – 11:24. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.