Gjendet pa shenja jete një i huaj në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se mesditën e së shtunës është gjetur pa shenja jete një shtetas i huaji në një banesë që po jetonte në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, kanë qenë tre persona të cilët e kanë njoftuar policinë se e kishin gjetur pa shenja jetë këtë shtetas të huajin në banesën që ai po jetonte.

Siç bëhet e ditur vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Policia ka bërë të ditur se këtë rast është duke e cilësuar si vdekje të dyshimtë.