Gjendet pa shenja jete një kosovar në Zveçan

Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Zveçan.

Siç raporton policia në raportin ditor, “një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësore në vendin e ngjarjes”

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

Rasti nën hetime.