Molliqaj e quan Vetëvendosjen sekt, Albin Kurtin e quan profet paranoik

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka komentuar nëpërmjet një postimi në Facebook duke thënë se njerëzit janë mërzitur nga VV.

Ai e ka quajtur Vetëvendosjen sekt e Albin Kurtin profet paranoik duke thënë se e ka shkatërruar vetën nga brenda.

Ky është postimi i plotë:

Shpesh takoj njerëz që i janë mërzitur ndarjes së VV-së. Meqenëse besimtarët e sektit nuk guxojnë as të më flasin sepse i qorton profeti, të tjerët që guxojnë të mendojnë, e kanë kuptuar gjendjen ku është katandisur kjo parti.

Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, duke u mbrojtur nga ”armiku i jashtëm”, e shkatërroi vetën nga brenda.

Nga një lëvizje shpresëdhënëse, është shndërruar në sekt që për interesa të profetit paranoik, është e gatshme ta djegë edhe protestën si aktin më demokratik të një populli.

Një sekt që akuzon bashkëthemeluesit e lëvizjes keq e më keq, e në anën tjetër pranon në gjirin e saj njerëz si Ajvaz Berisha, i akuzuar për vrasje e përdhunime.

Sekt që përqafon Berat Buzhalën vetëm e vetëm që profeti t’i përdorë mediat e tij për të shpifur kundër nesh.

Sekt, fundosja e shpejtë e të cilit nuk po ndalet. Dëshmia më e mirë është protesta e sotme, të cilën profeti do ta quante ”karneval i dështuar”.