Tri aksidente trafiku me të lënduar në Mitrovicë

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tri aksidente trafiku në tri fshatra në rajonin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit të policisë, katër persona kanë mbetur të lënduar nga këto aksidente.Viktimë e goditjes së veturës ishte edhe një këmbësore, e cila ka pranuar tretmant mjekësor.

Raporti i plotë:“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 03.03.2020 – 11:50. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njeri nga ngasësit mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.“

Fsh. Kçiq i Madh, Mitrovicë 03.03.2020 – 12:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, për veç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njeri nga ngasësit mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.

“Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë 03.03.2020 – 18:11. Raportohet për një aksident trafiku, ku ka qenë i përfshirë një automjet vozitës N.N. dhe një këmbësor viktimë mashkull kosovar. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi, ndërsa drejtuesi automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.