Gjendet pa shenja jete një person në Gjakovë, policia nis hetimet

Një person është gjetur pa shenja jete në Gjakovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj theksoi se viktima është gjetur në një shtëpi ku ishte duke banuar me qira, teksa vdekjen e tij e ka konstatuar personeli mjekësor.

“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatë se viktima mashkull i moshës madhore është gjetur pa shenja jete në rrugën “Tahir Efendija” në Gjakovë, në një shtëpi ku ishte duke banuar me qera (personeli mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe aktualisht janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka thënë Elezaj.

Ai shtoi se me vendim të prokurori të shtetit është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore.