Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Është gjetur një person pa shenja jete, pasi dyshohet të ketë kryer vetëvrasje.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se gjatë ditës së diel është raportuar për një vetëvrasje.

Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Trupi është dërguar për obduksion, dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Prishtinë, 12.09.2021 – NN. Është raportuar për një vetëvrasje, njësitë relevante policore dhe njësia e ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit nga ekipi i IML-së ka marrë trupin e pa jetë të viktimës për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.