Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:40 kemi marrë informatë se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”. Njësia policore ka dale në vendngjarje dhe ka ftuar edhe ekipen e mjekeve emergjent me ç’rast eshte konfirmuar se personi është pa shenja jete. Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç. Aktualisht ka nisur hetimi per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.

Ballkani.info