Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec

Një person është gjetur pa shenja jete të marten në fshatin Opterushë të Rahovecit.

Njoftimi u bë i ditur nga policia.

Në raportin 24 orësh thuhet se sipas dëshmitarëve viktima ishte person me të meta mentale.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.