Gjendet pas 15 vjetësh në fund të liqenit, dyshohet gruaja e tij shqiptare

Kufoma e dekompozuar e një italiani 59 vjeçar, të quajtur Rosario Tilotta, i zhdukur në vitin 2004, martuar me një shqiptare, dyshohet se ndodhej në makinën tip Ford që u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Itali. transmeton Shqiptarja.

Sipas medias italiane, zhytësit denoncuan menjëherë në polici, ku u shprehën se në makinën e zhytur 80 m në fund të liqenit kishin parë një kufomë. Karabinierët dyshojnë tek gruaja e tij shqiptare, pasi ajo e bëri denoncimin disa javë pasi ai ishte zhdukur.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga policia lokale e cila ka edhe targën e makinës që dikur i përkiste personit të zhdukur Rosario Tilotta, i cili njihej për lidhjen e tij me mafien dhe kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Sipas policisë zona rreth liqenit përdorej shpesh nga mafia lokale. Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vite më e re se ai.

Vëllai i viktimës është i bindur se ai është vrarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë. Rosario Tillota, i lindur në Tunisi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh prostituta të cilat ia sillte në shtëpi një shqiptar, identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Sipas vëllai të tij Diego, ai dyshon se Roberto merrej edhe me drogë, dhe kur ka shitur pjesën e tij ku ka marrë paratë dhe më pas është zhdukur.