Gjendet trupi i futbollistes Florijana Ismaili

Zhytësit e zjarrfikësve kanë identifikuar trupin e pajetë të futbollistes shqiptare Florijana Ismaili.

Gjetja, ashtu siç raporton Corriere di Como – u zhvillua në një zonë shumë të thellë të liqenit, jo shumë larg nga vendi ku u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso. Trupi ishte në një thellësi prej 204 metrash.

Në internet dhe në mediat sociale, ofertat e ndihmës janë shumëfishuar në orët e fundit, si dhe shprehjet e ngushëllimit ndaj familjes së 24-vjeçares.