Gjendet trupi i shtatë pas rrëshqitjes së dheut në Norvegji

Shtatë trupa tani janë gjetur në kërkim të të zhdukurve pas një rrëshqitjeje masive toke që shkatërroi shtëpitë në fshatin Gjerdrum në afërsi të Oslos, në Norvegji.

Katër trupa u gjetën gjatë së premtes dhe të së shtunës, ndërsa tre të tjerë të dielën, shkruan BBC-i.

Viktima e parë që u gjet është Eirik Grønole, 31-vjeçar.

Ende ka njerëz të zhdukur të mërkurën teksa ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende për të mbijetuar.

Pesë nga viktimat janë identifikuar, përfshirë një burrë 40-vjeçar dhe vajzën e tij dyvjeçare.

Dhjetë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Kujtojmë se ekipet e shpëtimit janë në një garë me kohën, me vetëm disa orë dritë dite në dimrin norvegjez për të kërkuar zonën, teksa kushtet gjithashtu kanë rezultuar sfiduese, me temperaturat që zbresin në -1 gradë C dhe toka prej balte rezulton shumë e paqëndrueshme për të ecur punëtorët e urgjencës.