Gjendet varrezë masive në male, reagon Zelensky: Kuptojeni, Rusia është shtet terrorist

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri përsëri thirrje të premten komunitetit global që ta njohë Rusinë si një shtet sponsorizues të terrorizmit pas zbulimit të një varri masiv në Izium, në verilindje të Ukrainës.

Presidenti Zelensky tha se mungesa e një vendimi të tillë do të ishte e barabartë me një “tradhti” ndaj të gjithë atyre që vdiqën në territoret e pushtuara nga Rusia.

Zelenskyy ka njoftuar se qindra trupa janë gjetur “të torturuar, të qëlluar, të vrarë nga granatimet” në varrezën masive në Izium.