Zyrtare: Më 10 gusht në Prishtinë vjen AC Milan, luan me Feronikelin

Më 10 gusht, në Prishtinë zbarkon gjiganti evropian nga Italia AC Milan.

Klubi italian takohet me Feronikelin, në një miqësore që luhet në stadiumin e Prishtinës e që organizohet nga Agron Selimi.

Selimi, po e sjell Milanin në Kosovë, ndërsa ka arritur marrëveshje me presidentin e Feronikelit, Naser Ramaj që Kuqezinjtë ta luajnë miqësoren me kampionin e Kosovës.