Gjermanët do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Angli-Kosovë

Kosova pas dy dite do ta ketë sfidën më të vështirë në tre vitet e fundit brenda vijave kufizuese të fushës.

Dardanët do të luajnë në udhëtim te Anglia.

Tashmë shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka publikuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë e këtij takimi.

Në sfidën e të martës, gjermani, Felix Zwayer pritet të jetë gjyqtari kryesor i takimit.

Kurse dy asistentët e tjerë do të jenë poashtu nga Gjermania, Thorsten Schiffner e Marco Achmuller.

Angli – Kosovë, zhvillohet të martën nga ora 20:45.