Gjermani: Vdes aksidentalisht 16-vjeçari nga Podujeva

Një 16-vjeçar nga Kosova ka vdekur në Gjermani.

Roni Mustafa humbi jetën aksidentalisht më 31 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi u shpreh i pikëlluar për rastin tragjik.

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen tragjike të djaloshit 16 vjeçar, Roni Mustafa, nga fshati Peran i Podujevës, i cili humbi jetën aksidentalisht në Gjermani, ku edhe jetonte bashkë me familjen e tij”.

“Në këto momente pikëllimi, ndaj dhimbjen me familjen Mustafa dhe gjithë farefisin. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe familjes Mustafa dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!”.