Gjermania mbetet në lojë, barazon me Spanjën

62

Ka përfunduar pa fitues ndeshja në mes të Spanjës dhe Gjermanisë e vlefshme për raundin e dytë të grupit E të Kupës së Botës.

Një pikë e fituar shumë e rëndësishme për “Pancerat” që mund të shpresojnë për kualifikim në xhiron e fundit.

Spanja kaloi e para në epërsi me golin e shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 62-të të ndeshjes.

Gjermania arriti të barazoj vetëm në minutën e 83-të me golin e Fullkrug.

Spanja është e para në grup me 4 pikë, Japonia e Kosta Rika kanë nga 3 pikë derisa Gjermania e fundit me vetëm një pikë. /Fokusi.info/