Mbështetja financiare e Policisë, nesër seancë e jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër me fillim nga ora 10.

Pikë e rendit të ditës do të jetë “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”.

Po ashtu, me fillim nga ora 13:00 në po të njëjtën ditë, do të ketë edhe seancë të rregullt plenare me 19 pika të rendit të ditës.

Kështu ka njoftuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.