Gjetja e mbetjeve mortore në Bishtazhin, deklarohet ministrja Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe EULEX-i, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë aktiviteteve gërmuese në lokacionin Bishtazhin të Gjakovës, kanë gjetur mbetjet skeletore që dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Ajo tha se punimet në Bishtazhin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa mbetjet shtoi se skeletore do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore me qëllim të identifikimit të tyre.

“Lokacioni në Bishtazhin ka qenë varrezë masive primare ku kanë qenë të varrosur viktimat nga Gjakova me rrethinë, të cilët gjatë pranverës së vitit 1999 janë zhvarrosur dhe dërguar në varreza masive në territorin e Serbisë ku edhe janë gjetur shumica prej tyre”, u shpreh ministrja Haxhiu.