Kroacia regjistron mbi katër mijë raste me COVID-19

Autoritetet e Kroacisë kanë njoftuar për të dhënat e fundit në lidhje me koronavirusin.

Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 4,262 raste të reja të infektimit me virusin SARS-CoV-2 dhe numri i rasteve aktive sot në Kroaci është gjithsej 33,708.

Mes tyre, në spital janë 2,568 pacientë, prej të cilëve 323 janë në respiratorë.

Ndërsa numri total i të vdekurve në 24 orët e fundit është 60.