Gjigantët anglezë shfaqin interesim për Strakoshën

Thomas Strakosha po bën paraqitje të shkëlqyeshme me Lazion dhe ato u kanë rënë në sy gjigantëve anglezë, të cilët ia kanë vënë syrin portierit të Kombëtares shqiptare.

Thomas Strakosha është njëri prej portierëve më stabilë në kampionatin italian të futbollit.

Portieri shqiptar tash e sa vite po mbron me sukses në fanellën e Lazios.

Dhe, paraqitjet bravuroze të përfaqësuesit shqiptar u kanë rënë në sy klubeve të njohura shqiptare.

Sipas të së përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, interesim për Strakoshën kanë shfaqur dy klubet e njohura angleze, Arsenal e Tottenham.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, klubi nga Serie A e vlerëson portierin shqiptar 25 milionë euro.