Gjoshi: A qenkeni takuar me Listën Çetnike të Aleksandër Vuqiqit, ku jeni patriotat e LVV-së që na keni pas teshë

Sekretari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar pas takimit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit me Listën Serbe, raporton Gazeta Blic.Gjoshi me ironi pyet se a janë takuar me Listën Çetnike të Aleksandër Vuçiq.“Ku jeni ju patriotat e Vetëvendosjes që na keni pas teshë çdo ditë?” shkruan Gjoshi në Facebook.

Postimi i plotë:

A qenkeni takuar me Listën Çetnike të Aleksandër Vuqiqit?

Ku jeni ju patriotat e Vetëvendosjes që na keni pas teshë çdo ditë?

Sot, a është Lista Serbe parti çetnikësh apo po kujtoni se harrojmë çka keni thanë e çka keni shkru për ta?

Sot, a është bërë Rakiqi politikan i moderuar dhe Pro-Kosovë që po ma thirrni nëpër takime?

Normal se tash kur është në pyetje pushteti Lista Serbe as nuk është parti çetnikësh dhe as e Aleksandër Vuqiqit.