Ish drejtori Nezir Klinaku shpallet i pafajshëm pas 7 vitesh

Nezir Klinaku është njëri nga shembujt kur njerëzve të ndershëm ua shkatërron karrierën sistemi i dështuar prokurorial dhe gjyqësor i Kosovës.

Ish drejtori i Kadastrit në Komunën e Vushtrrisë në periudhën 2009-2013, ka pasur aktakuzë për 7 vite me radhë dhe këtë muaj është shpallur i pafajshëm, shkruan Veriu.info.

Prokuroria ka akuzuar Klinakun se ka ndikuar ne kadastrin e Vushtrrisë për të nxjerrë një dokument të jashtëligjshëm nga privatizuesi i Llamkosot, Jeton Sadiku.

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka dënuar me dënim unik prej dy vitesh burgim të akuzuarin Jeton Sadiku, ish-pronarin e fabrikës “Llamkos”, për dy pika të aktakuzës për veprën penale “Mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve apo debitorëve”.

Gjykata, ndërkaq, ka liruar nga akuzat tre të akuzuarit e tjerë, A.J, N.K. dhe I.Z.

Sadiku është liruar nga pika e parë e aktakuzës kurse për pikën dy dhe tre është dënuar.
Ndërsa, për pikën dy dhe tre të aktakuzës, Jeton Sadiku u shpall fajtor për kryerjen e veprës penale të mashtrimit ose dëmtimit të kreditorëve apo debitorëve, duke e dënuar me burgim nga 1 vit e 6 muaj për secilën pikë të aktakuzës, ndërsa dënimi unik iu shqiptua prej 2 vitesh burgim.

Ky dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi dhe në këtë dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga i akuzuari.
Nezir Klinaku padrejtësisht është maltretuar nga prokuroria e shtetit për për një rast krejtësisht të pabazuar.

Klinaku bashkë me dy të tjerë është liruar nga aktakuza.

Nezir Klinaku ka qenë edhe drejtor i Emergjencave dhe në mandatin e fundit asamblist në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Por sa do që ky sistem prokurorial dhe gjyqësor njollos karriera të njerëzve, ai nuk mund ta bëjë këtë me Nezir Klinakun të cilin nuk mund t’ia njollos dinjitetin njerëzor.
Kujtojmë që Jeton Sadiku kishte privatizuar Llamkosin por që AKP kishte anuluar këtë proces për ta peivatizuar sërish.