Gjoshi i PDK-së për skandalin e ambasadorit në Kroaci: Lajm i zi për Kosovën

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar për skandalin ku ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj u raportuar se është përfshirë në një skandal të madh financiar në Slloveni.

Gjoshi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dit e djeshme u mbyll si mos më keq për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ky është postimi i plotë i Gjoshit:

Dita e enjte u përmbyll me dy lajme secili më i zi se tjetri për Kosovën dhe qytetarët e saj.

1.Fatkeqësisht, ambasadori i Kosovës në Kroaci, me të cilin Albin Kurti e Glauk Konjufca festonin me shampanjë, po raportohet se është përfshirë në një superskandal financiar në Slloveni. Ky lajm godet rëndë politikën e jashtme të Kosovës, e ndërtuar me shumë vështirësi, por që po shkatërrohet nga kjo Qeveri e të padijshmëve.

2.Gjithashtu fatkeqësisht, Albin Kurti e ktheu në vendim inatin e tij të madh. Ai, nëpër terr mori vendim që të mos mbështesë idenë e PDK-së për tërheqjen e mjeteve nga Trusti i Kosovës. Kurti nuk ka asnjë arsye pse doli kundër, veç inatit të madh që ia ka turbulluar mendjen.