Gjoshi i PDK’së i ashpër me Limajn: Partia e tij na ka borxh

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK’së, Betim Gjoshi, ka qenë i ashpër me liderin e Nismës, Fatmir Limaj, duke thënë se ai dhe partia e tij ka qenë kundër UÇK’së dhe 90% të dikursit e ka kundër Thaçit.

“Nisma dhe Limaj ka pasur diskurs anti-Thaç, në 90% të deklarimeve të tyre”, ka thënë Gjoshi për Frontal.

“Është i pasinqertë deklarimi i Fatmir Limajt dhe Nisma si e tillë është jo relevante”, tha tutje Gjoshi.

Ai tutje ka thënë se PDK nuk i ka borxh askujt dhe as Fatmir Limajt dhe as Haradinajt por se ata na kanë borxh borxh PDK’së.

“Ne kemi shumë udhëheqës të Fatmir Limës në luftë, ne kemi komandant të zonave e drejtues shumë më të lartë se ai. Ai është politikan e njohim të gjithë. PDK si ka mbetur borxh askujt, as Haradinaj as Zoti Limaj, ata i kanë mbetur borxh PDK-së”, tha ai.